Aktualitet

Autobusi përfshihet nga flakët pranë tunelit në aksin Kardhiq-Sarandë, drejtuesi i mjetit "vë nën kontroll" zjarrin

Bëhet me dije se nga ngjarja nuk ka dëme në njerëz dhe mësohet se zjarri është neutralizuar nga drejtuesi i mjetit pa mbërritur ende zjarrfikëset.

6 Maj 2025, 20:18 Nga M.B
Autobusi përfshihet nga flakët pranë tunelit në aksin
Foto ilustruese


SARANDA- Një autobus pasagjerësh është përfshirë nga flakët në majën e Skërficës, pranë tunelit në aksin rrugor Ura e Kardhiqit-Sarandë.

Bëhet me dije se nga ngjarja nuk ka dëme në njerëz dhe mësohet se zjarri është neutralizuar nga drejtuesi i mjetit pa mbërritur ende zjarrfikëset.

Gjithashtu mësohet se në vendngjarje po shkon grupi i zjarrfikësve, ndërsa pritet të sqarohen shkaqet.

saranda

Sondazh

Poll