Bota

Macron pret nesër presidentin e përkohshëm të Sirisë në Pallatin Elysee

Lajmin e konfirmuan shërbimet e presidencës franceze për Agence France-Presse. Ky takim vjen si pjesë e vizitës së tij të parë në Evropë.

6 Maj 2025, 07:30 Nga N.F
Macron pret nesër presidentin e përkohshëm të Sirisë
Presidenti i përkohshëm sirian

PARIS- Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sarrah i cili ka qenë në pushtet që nga rënia e Bashar al-Assad në dhjetor, pritet nesër në Pallatin Elysee nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Lajmin e konfirmuan shërbimet e presidencës franceze për Agence France-Presse. Ky takim vjen si pjesë e vizitës së tij të parë në Evropë. Më tej në njoftim u bë me dije se Macron do të riafirmojë mbështetjen e Francës për ndërtimin e një Sirie të re, të lirë, të qëndrueshme, sovrane, e cila respekton të gjithë përbërësit e shoqërisë siriane.

presidenti i përkohshëm sirian macron

Sondazh

Poll