Bota

Barrot: Rusia nxiti sulme kibernetike në Francë, përfshirë edhe kundër Macron në vitin 2017!

Përballë kërcënimit në rritje të sulmeve hibride nga Rusia, Franca ka vendosur të bëjë publike hetimet e para që ka kryer mbi këtë temë, me një raport nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Sistemeve të Informacionit (ANSSI) që përshkruan sulmet e kryera nga viti 2021 deri në fund të vitit 2024.

29 Prill 2025, 22:45 Nga N.F
Barrot: Rusia nxiti sulme kibernetike në Francë, përfshirë
Foto

RUSI- Sulmet kibernetike kundër interesave franceze u nxitën nga shërbimi i inteligjencës ushtarake ruse (GRU), siç ishte sabotimi i kanalit televiziv TV5Monde në vitin 2015 dhe hakimi i email-it të fushatës së Emmanuel Macron gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017. Ministri i jashtëm francez, Jean-Noel Barrot tha se shërbimi i inteligjencës ushtarake ruse ka zhvilluar për shumë vite një metodë sulmesh kibernetike kundër Francës, të quajtur APT28.

APT28, një akronim për Kërcënimin e Përhershëm të Avancuar (Advanced Persistent Threat), është një grup hakerash i njohur në SHBA dhe vendet e Bashkimit Evropian, të cilat tashmë kanë vendosur sanksione ndaj individëve ose subjekteve të lidhura me të. Sipas shumë vendeve, qëllimi i saj është të destabilizojë opinionin publik.

Përballë kërcënimit në rritje të sulmeve hibride nga Rusia, Franca ka vendosur të bëjë publike hetimet e para që ka kryer mbi këtë temë, me një raport nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Sistemeve të Informacionit (ANSSI) që përshkruan sulmet e kryera nga viti 2021 deri në fund të vitit 2024. Raporti i mëparshëm u bë publik në tetor 2023.

“Që nga viti 2021, APT28 ka shumëfishuar objektivat e saj: ministritë, kolektivat lokale, por edhe kompanitë e armëve dhe hapësirës ajrore ose sektorin ekonomik dhe financiar”, thanë autoritetet franceze në një video që synonte të rriste ndërgjegjësimin midis francezëve rreth këtij kërcënimi. Videoja u postua nga Baro në llogarinë e tij X.

Ministria e Jashtme thotë gjithashtu se APT28 shënjestroi edhe organizatat sportive të lidhura me organizimin e Lojërave Olimpike dhe Paralimpike të vitit 2024 në Paris. Disa vite më parë, në vitin 2017, në mes të fushatës zgjedhore presidenciale, APT28 u angazhua në një operacion masiv të hakerimit kibernetik që synonte përhapjen e dyshimeve dhe ndikimin në opinionin publik.

“Mijëra dokumente u vodhën dhe u bënë publike, me shpresën se do të manipulonin votuesit, por pa ndikuar në procesin zgjedhor”, tha ministria në një deklaratë, lidhur me rastin që u bë i njohur si “Rrjedhjet e Macron”.

Hakerimi i mijëra dokumenteve nga individë të lidhur me kandidatin e atëhershëm presidencial Emmanuel Macron, pak para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017, nuk e pengoi atë të zgjidhej.

APT, e njohur edhe si Fancy Bear, u akuzua nga agjencitë e inteligjencës amerikane për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në favor të Donald Trump, duke postuar dhjetëra mijëra mesazhe në internet nga Partia Demokratike dhe zyrtarët e saj që ishin të afërt me kundërshtaren e tij, Hillary Clinton.

barrot rusia franca macron

Sondazh

Poll