Bota

Të shtëna me armë zjarri në Suedi, raportohet për tre viktima, autori arratiset nga vendngjarja me skuter

Sipas informacioneve nga mediat vendase, të shtënat ndodhën në një sallon bukurie pak pas orës 17:00 me orën lokale.

29 Prill 2025, 19:23 Nga r.ll
Të shtëna me armë zjarri në Suedi, raportohet për tre
vedngjarja

SUEDI -Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Uppsala në Suedinë Jugore. Mediat lokale kanë raportuar se të paktën tre persona kanë humbur jetën.

Në një deklaratë të lëshuar nga policia, ata thanë se morën telefonata nga qytetarë që dëgjuan të shtëna me armë zjarri, pranë Sheshit Vaksala në qendër të Uppsalës.

Sipas informacioneve nga Aftonbladet, të shtënat ndodhën në një sallon bukurie pak pas orës 17:00 me orën lokale, ndërsa policia thuhet se është në kërkim të një të dyshuari i cili u largua nga vendi i ngjarjes me një skuter elektrik.

te shtena ne suedi

Sondazh

Poll