Bota

Panik në Londër/ Përfshihet nga flakët nënstacioni elektrik (VIDEO)

Raportohet se rreth 100 zjarrfikës dhe 15 automjete u angazhuan në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

29 Prill 2025, 12:08 Nga E. D
Panik në Londër/ Përfshihet nga flakët nënstacioni
pamje nga vendngjarja

LONDËR- Një zjarr ka shpërthyer në një nënstacion elektrik në Londrën perëndimore, në Aberdeen Place. Raportohet se rreth 100 zjarrfikës dhe 15 automjete u angazhuan në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, flakët janë përhapur edhe në një banesë ngjitur. Ndërkohë banorët janë këshilluar që të mbajnë dritaret mbyllur dhe të shmangin zonën për shkak të tymit që ka përfshirë vendin.

 

zjarr ne londer

Sondazh

Poll