Sport

Zbulohet biseda sekrete e mbrojtësit Alexander-Arnold me pronarin e Liverpoolit gjatë festimeve: “Duhet të vendosësh”…

“Dua që të bësh gjënë e duhur, duhet të vendosësh, është gjëja më e mirë dhe t’ua bësh të ditur tifozëve, i tha “bosi” John W. Henry i Reds-ave mbrojtësit Trent Alexander-Arnold.

29 Prill 2025, 11:31 Nga DOSJA

Zbulohet biseda sekrete e mbrojtësit Alexander-Arnold me pronarin e

ANGLI - Një lexues buzësh zbulon bisedat sekrete midis Trent Alexander-Arnold dhe pronarit të Liverpoolit, John W. Henry, në fushën e Anfield gjatë festimeve të fitores së Reds të Premier League.

Trent Alexander-Arnold, i cili është në prag të nënshkrimit të një kontrate pesëvjeçare me Real Madridin, udhëhoqi festimet e çmendura të Liverpoolit në Anfield, pasi mposhti Tottenhamin 5-1 për të fituar Premier League. Liverpool FC

Tifozët e Liverpoolit i kushtuan vëmendje të veçantë festimeve të Alexander-Arnold, i cili është një hap larg nënshkrimit të një kontrate pesëvjeçare me Real Madridin.

“Duhet të vendosësh, është gjëja më e mirë për të bërë dhe t’ua bësh të ditur tifozëve”, i tha John W. Henry mbrojtësit Trent Alexander-Arnold.

Hetuesja mjeko-ligjore Nicola Hickling i shpjegoi OLGB se John W. Henry e filloi bisedën me futbollistin e lidhur me Real Madridin duke thënë: "Ke qenë i qetë. Si po shkon?"

“Duke qenë i arsyeshëm”, iu përgjigj Trent Alexander-Arnold pronarit të Liverpoolit, duke tundur kokën.

Henri ngriti dorën dhe, sipas Nicola Hickling, u përgjigj: "Dua që të bësh gjënë e duhur”.

"Po, po", u përgjigj 26-vjeçari anglez, kontrata e të cilit me Liverpoolin skadon këtë verë.

John W. Henry, në një mënyrë miqësore, u përpoq ta qetësonte Trent Alexander-Arnold duke i thënë: "Është për të mirën dhe mos ki frikë”.

Zbulohet biseda sekrete e mbrojtësit Alexander-Arnold me pronarin e

"A duhet të vendos unë?"- pyeti Alexander-Arnold, i cili ishte një nga udhëheqësit në festimet e Liverpoolit.

“Sigurisht”,- u pajtua John W. Henry, i cili tregoi me gisht nga tifozët dhe i tha futbollistit “t’ua njoftonte” lajmin fansave.

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, pranon se nuk e dinë se ku do të luajë Alexander-Arnold. Pasi mësuan për qasjen e Trent Alexander-Arnold ndaj Real Madridit, tifozët e Liverpoolit ishin shumë kritikë ndaj yllit të tyre.

Një tifoz i Liverpoolit e ka shprehur pakënaqësinë e tij me Trent Alexander-Arnold, duke i djegur njërën nga fanellat, pasi u bë e ditur se mbrojtësi i krahut është afër një transferimi te Real Madridi.

Tifozët Reds përdorën rrjetet sociale për të shprehur pakënaqësinë e tyre me futbollistin anglez, madje shkuan deri aty sa i kërkuan Arne Slot që Alexander-Arnold të mos luante më për Liverpoolin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll