Politike

Shqipëria sot në ditë zie për Atin e Shenjtë, Rama: Nderojmë një Papë të jashtëzakonshëm, mik të vendit tonë

Kryeministri Edi Rama me anë të një postmi në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm tha se jemi duke nderuar në këtë ditë zie kombëtare jo vetëm një Papë të jashtëzakonshëm, po edhe një mik të jashtëzakonshëm të Shqipërisë.

26 Prill 2025, 08:02 Nga M.B
Shqipëria sot në ditë zie për Atin e Shenjtë, Rama:
Papa Fançesku

TIRANA- Qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut me një vendim të datës 24 Prill. Kryeministri Edi Rama me anë të një postmi në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm tha se jemi duke nderuar në këtë ditë zie kombëtare jo vetëm një Papë të jashtëzakonshëm, po edhe një mik të jashtëzakonshëm të Shqipërisë.

Në këtë ditë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë. Ne vendimin e qeverisë thuhet se shpallja e dites se zisë do te jete “në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje”.

POSTIMI:

MIRËMËNGJES 
dhe duke nderuar në këtë ditë zie kombëtare jo vetëm një Papë të jashtëzakonshëm, po edhe një mik të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Françeskun, Atin e Shenjtë, ju uroj të gjithëve një të shtunë të qetë me familjet tuaja.

papa françesku

Sondazh

Poll