Bota

Aksident i rëndë në Zagreb/ Përplasen dy makina dhe një furgon, humbin jetë dy persona, mbetet i plagosur një tjetër (FOTO)

Në pamjet e para nga vendi i aksidentit, shihen se dy mjete të Shërbimit të Shpejtë, por gjithashtu edhe një helikopter, i cili ka zbritur në unazë.

25 Prill 2025, 10:47 Nga N.F

Aksident i rëndë në Zagreb/ Përplasen dy makina dhe një

KROACI- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në unazën e Zagrebit në Kroaci. Mësohet se nga aksidenti humbën jetën dy persona, ndërsa një tjetër person u plagos.

Policia kroate ka njoftuar se në aksidenti janë përfshirë dy makina dhe një furgon. Aksidenti ndodhi në autostradën A3, drejt lindjes pranë ndarjes me autostradën A4 për Varazhdin.

Në pamjet e para nga vendi i aksidentit, shihen se dy mjete të Shërbimit të Shpejtë, por gjithashtu edhe një helikopter, i cili ka zbritur në unazë. Kjo ka shkaktuar një kolonë trafiku rreth 7 km të gjatë midis nyjeve të Jakushevec dhe Kosnica në drejtim të Lipovcit. 

aksident i rëndë në zagreb

Sondazh

Poll