Bota

Trump mbështet Pete Hegseth: Po bën një punë të shkëlqyer si sekretar i Mbrojtjes!

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Leavitt u tha gazetarëve se Hegseth po bën një punë të shkëlqyer si sekretar i mbrojtjes.

21 Prill 2025, 22:57 Nga E. D
Trump mbështet Pete Hegseth: Po bën një punë të
Caroline Leavitt

SHBA- Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Pete Hegseth ka mbështetjen e fortë të presidentit Donald Trump, pavarësisht se kreu i Pentagonit është përballë një skandali të ri dhe po akuzohet nga shumë si i paaftë. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Leavitt u tha gazetarëve se Hegseth po bën një punë të shkëlqyer si sekretar i mbrojtjes.

Leavitt  thotë se ka njerëz në Pentagon të cilëve nuk u pëlqejnë ndryshimet që po bën Hegseth dhe po gënjejnë mediat me informacionet që nxjerrin. Ndërsa vetë presidenti amerikan tha se duhen pyetur rebelët Houthi për punën që Hegseth po bën, një referencë për sulmet amerikane ndaj grupit militant të Jemenit.

Gjithashtu lajmet për skandalin e fundit, Trump i quajti të rreme. Të njëjtin qëndrim pati edhe vetë shefi i mbrojtjes, Hegseth tha se ish-punonjësit, të cilët u shkarkuan së fundmi, zbuluan informacionin për mediat.

Sç raportojnë mediat Hegseth ka ndarë informacione sekrete mbi sulmet ajrore te Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne Jemen në një tjetër grup në Signal me vëllain, bashkëshorten dhe avokatin e tij personal.

pete hegseth donald trump caroline leavitt 

Sondazh

Poll