Bota

Macron pritet të vizitojë Britaninë e Madhe në maj/ Presidenti francez merr ftesë nga Mbreti Charles

Macron dhe Starmer kanë udhëhequr në muajt e fundit një koalicion të vullnetarëve të përbërë nga vende evropiane që kërkojnë të bien dakord për garancitë e sigurisë për Ukrainën në rast të një armëpushimi me Rusinë.

20 Prill 2025, 19:53 Nga E. D
Macron pritet të vizitojë Britaninë e Madhe në maj/
foto ilustruese

ANGLI- Mbreti Charles ka ftuar presidentin francez Emmanuel Macron për një vizitë zyrtare në maj, katër muaj përpara se presidentit amerikan Donald Trump të bëjë vizitën e tij në shtator. 

Vizita e liderit francez vjen mes përpjekjeve të kryeministrit britanik Keir Starmer për të ringjallur marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, ndërkohë që amerikanët po distancohen dhe po e kthejnë shikimin nga brenda.

Macron dhe Starmer kanë udhëhequr në muajt e fundit një koalicion të vullnetarëve të përbërë nga vende evropiane që kërkojnë të bien dakord për garancitë e sigurisë për Ukrainën në rast të një armëpushimi me Rusinë.

Britania dhe BE-ja pritet të nënshkruajnë një pakt të mbrojtjes dhe sigurisë në një samit në Londër më 19 maj, që synon të rrisë shpenzimet ushtarake në të gjithë Evropën.

Trump pritet të vizitojë Britaninë në shtator, pas një ftese të bërë nga Starmer nga Mbreti Charles gjatë vizitës së tij në Uashington në shkurt.

mbreti charles emmanuel macron

Sondazh

Poll