Sport

Luka Modriç tashmë pronar i skuadrës angleze!

Kjo lëvizje raportohet se nuk do të ndikojë te karriera e Modriç, që preferon të vazhdojë me futbollin e luajtur.

14 Prill 2025, 16:58 Nga DOSJA
Luka Modriç tashmë pronar i skuadrës angleze!

SPANJE - Luka Modriç do të bëhet një nga pronarët e Swansea. Lojtari kroat do të ketë një pjesë të aksioneve të klubit anglez që militon në Championship. Akoma nuk bëhet e ditur kostoja të cilën Modriç ka vendosur të investojë, për të blerë aksione.

Kjo lëvizje raportohet se nuk do të ndikojë te karriera e Modriç, që preferon të vazhdojë me futbollin e luajtur. Dhe pse kontrata e Modriç me Realin përfundon në verë, palët po punojnë për gjetjen e marrëveshjes edhe për të paktën sezonin e ardhshëm.

Te Swansea, Modriç do të gjejë pronarë të tjerë, të cilët janë Andi Kolmen, Bret Kravat, Nigel Moris dhe Xhejson Kohen. Swansea ndodhet në Championship prej 7 vitesh, ndërsa aktualisht mban vendin e 12-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll