Sport

Pas gati 40 vitesh, legjenda Boban i ribashkohet Dinamo Zagrebit…

Zvonimir Boban te Dinamo nuk është deklaruar zyrtarisht, por sipas Sportske Novosti, kryetari aktual i bordit të drejtorëve, Zvonimir Manenica, është larguar me efekt të menjëhershëm për t'i krijuar vend për numrin një në bordin e drejtorëve.

14 Prill 2025, 10:30 Nga DOSJA

Pas gati 40 vitesh, legjenda Boban i ribashkohet Dinamo Zagrebit…

KROACI - Zvonimir Boban rikthehet te Dinamo e Zagrebit pas gati 40 vitesh. Ish-kapiteni legjendar i skuadrës kroate, falë së cilës mori arratinë për të shkelur në Itali dhe më pas në Milano, është rikthyer si president i bordit të drejtorëve të klubit.

Të paktën kjo u zbulua nga Sportske Novosti, një gazetë e përditshme sportive kroate, e cila ka marrë konfirmimi, përmes një njoftimi zyrtar për shtyp nga kompania.

"Dashuria për të vetmin klub nuk njeh kufij, dashuria për klubin e vetëm nuk njeh pengesa, dashuria për klubin bashkon të gjithë ata që e duan atë klub. Sot ftova legjendën tonë blu që të kthehet aktivisht në futbollin kroat, në Dinamon tonë. Pas demokratizimit të klubit tonë, Zvone Boban pranoi ftesën për t'u rikthyer në Dinamon e tij të vetëm,"- tha presidenti Zajec 

Siç mund ta shihni, roli që do të marrë Zvonimir Boban te Dinamo nuk është deklaruar zyrtarisht, por sipas Sportske Novosti, kryetari aktual i bordit të drejtorëve, Zvonimir Manenica, është larguar me efekt të menjëhershëm për t'i krijuar vend në pozitën e numrit një në bordin e drejtorëve.

Siç u theksua, 56-vjeçari me origjinë nga Imotski dhe tashmë ish ekspert i Sky Sport, ka shprehur dëshirën për t'u rikthyer në Dinamo edhe pas një takimi me presidentin e klubit kroat.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll