Bota

Ministri i Jashtëm iranian: Negociatat e drejtpërdrejta me SHBA-në nuk kanë kuptim

Vendet perëndimore, para së gjithash SHBA, kanë dyshuar për dekada se Teherani dëshiron të marrë një armë bërthamore. Irani i hedh poshtë këto akuza dhe deklaron se aktivitetet e tij bërthamore janë ekskluzivisht paqësore. Në mars, Trump u dërgoi një letër zyrtarëve iranianë duke i ftuar ata të negociojnë mbi programin bërthamor të vendit të tyre.

6 Prill 2025, 12:30 Nga E. D
Ministri i Jashtëm iranian: Negociatat e drejtpërdrejta me
foto ilustruese

IRAN- Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka deklaruar se negociatat e drejtpërdrejta me SHBA-në nuk kanë kuptim. Araghchi i bëri këto deklarata pasi Presidenti i SHBA Donald Trump propozoi negociata të drejtpërdrejta me Teheranin mbi programin e tij bërthamor, ndërsa kërcënoi të bombardonte vendin nëse diplomacia dështon.

“Negociatat e drejtpërdrejta me një palë që vazhdimisht kërcënon se do të përdor dhunë (...) dhe e cila shpreh qëndrime kontradiktore nga zyrtarë të ndryshëm nuk do të kishin kuptim. Por ne mbetemi të përkushtuar ndaj diplomacisë dhe jemi gati të provojmë rrugën e negociatave indirekte," vlerësoi Aragchi, siç njoftoi sot ministria e tij.

Vendet perëndimore, para së gjithash SHBA, kanë dyshuar për dekada se Teherani dëshiron të marrë një armë bërthamore. Irani i hedh poshtë këto akuza dhe deklaron se aktivitetet e tij bërthamore janë ekskluzivisht paqësore. Në mars, Trump u dërgoi një letër zyrtarëve iranianë duke i ftuar ata të negociojnë mbi programin bërthamor të vendit të tyre.

Por në të njëjtën kohë, republikani kërcënoi se do të bombardonte Iranin nëse diplomacia dështon dhe vendosi sanksione të reja kundër sektorit iranian të naftës. Presidenti amerikan tha të enjten se ai do të preferonte të kishte negociata të drejtpërdrejta me Iranin sepse ata lëvizin më shpejt dhe ju e kuptoni shumë më mirë palën tjetër.

"Nëse dikush dëshiron të negociojë, çfarë dobie ka të kërcënosh?", pyeti dje të shtunën presidenti iranian Mashoun Pezheskian.

Në vitin 2015, Irani nënshkroi një marrëveshje për programin e tij bërthamor me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (SHBA, Kina, Rusia, Franca dhe Britania) dhe Gjermania, e cila parashikonte kufizime në aktivitetet bërthamore të Teheranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare kundër tij.

iran shba

Sondazh

Poll