26 Mars 2025, 20:13
Nga A.Ll
Marco Rubio
SHBA - Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka reaguar ndaj skandalit të njohur si "Signalgate", i cili shpërtheu pas zbulimit të përdorimit të aplikacionit Signal për shkëmbimin e informacionit mes funksionarëve të lartë amerikanë.
Gjatë një vizite zyrtare në Xhamajkë, Rubio u pyet nga gazetarët për këtë rast dhe theksoi se "është e qartë se dikush ka bërë një gabim të madh" duke shtuar një gazetar në bisedë. Ai theksoi se ky ishte një veprim i gabuar dhe se gazetarët nuk duhej të ishin pjesë e kësaj bisedë.
Në përpjekje për të minimizuar rolin e tij, Rubio u shpreh se ai kishte marrë pjesë në bisedën në fjalë vetëm për të dërguar një mesazh urimi pas përfundimit të sulmeve. Ai theksoi se nuk kishte asnjë qëllim për të shpërndarë informacion të klasifikuar dhe se nuk ishte pjesëmarrës në diskutime që mund të dëmtonin sigurinë kombëtare.
Në të njëjtën kohë, Rubio mbrojti shkëmbimin e informacionit përmes aplikacionit Signal, duke argumentuar se informacioni i shkëmbyer nuk kishte për qëllim publikimin dhe se asnjë nga këto të dhëna nuk vënë në rrezik jetën e personelit ushtarak amerikan.
Ai përmendi gjithashtu se Pentagoni kishte dhënë garanci se informacioni në fjalë nuk do të ndikonte në sigurinë e operacioneve dhe personelit të SHBA-së.
marco rubio "signalgate" shba
Bota
26 Mars 2025, 20:09
M.B
Elon Musk
SHBA- Elon Musk, sipërmarrësi i njohur dhe CEO i Tesla dhe SpaceX, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes...
Bota
26 Mars 2025, 20:07
B.Z
Donald Trump
SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump pranoi se Rusia mund të vonojë nënshkrimin e një marrëveshjeje armëpushi...
Bota
26 Mars 2025, 19:41
B.Z
Erdogan, Trump
SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi të martën Turqinë si "një vend të mirë" dhe vlerë...
Bota
26 Mars 2025, 19:38
A.Ll
Pamje nga Gaza
RRIPI I GAZES - Rifillimi i operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës ka shkaktuar zhvendosjen e rreth 142,000 njerë...
Bota
26 Mars 2025, 19:19
A.Ll
Donald Trump
SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë sonte tarifa të reja për makinat e importuara, një masë...
Bota
26 Mars 2025, 19:14
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një autobus turistik ka rënë në lumin "Po", pranë Piazza Vittorio Veneto, në qytetin e Torin...
Bota
26 Mars 2025, 19:13
M.B
Gdhendja
SPANJA- Arkeologët kanë gjetur atë që mund të jenë gdhendjet më të vjetra të njohura në shkë...
Bota
26 Mars 2025, 19:14
A.Ll
SHBA - Rritja e paprecedentë e çmimeve të vezëve në SHBA ka shkaktuar shqetësim të madh te konsumatorët dhe industri...
Bota
26 Mars 2025, 18:54
E. D
foto ilustruese
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar se Rusia mund t’i zvarrit negociatat për armëpushim në Ukrainë...
Bota
26 Mars 2025, 18:53
B.Z
Foto ilustruese
DANIMARKË - Danimarka do të vendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë në të ardhmen. ...