Bota

Siria akuzon Izraelin: Dëshiron të minojë stabilitetin me sulme të reja, pas rënies së Bashar al-Asad

Zyrtarë të Damaskut thonë se ka patur tre të vdekur nga bastisjet e djeshme në jug të vendit

18 Mars 2025, 18:05 Nga A.Ll
Siria akuzon Izraelin: Dëshiron të minojë stabilitetin me sulme
Luftime ne Siri

SIRIA - Ministria e Jashtme siriane dënoi sulmet e reja izraelite dje në Sirinë jugore, duke denoncuar përpjekjet për të destabilizuar vendin në mes të tranzicionit pas rënies së Bashar al-Asad.

Në një deklaratë, Ministria dënoi "në termat më të ashpër sulmet ajrore izraelite në Deraa më 17 mars", të cilat sipas një raporti zyrtar rezultuan në tre të vdekur.

"Ky agresion është pjesë e një fushate izraelite kundër popullit sirian dhe stabilitetit të vendit," shtoi ai.

siria izraeli bashar al-asad

Sondazh

Poll