Bota

Tragjedia në Koçan, Serbia shpall 18 Marsin ditë zie

Raportohet se vendimi do të shpallet zyrtarisht në Parlament në seancën e nesërme, me propozim të presidentit Aleksandër Vuçiç. 

16 Mars 2025, 13:42 Nga E. D
Tragjedia në Koçan, Serbia shpall 18 Marsin ditë zie
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Qeveria e Serbisë, do të shpallë 18 Marsin ditë zie për shkak të zjarrit në Maqedoninë e Veriut ku humbën jetën të paktën 59 persona dhe 155 u plagosën. Raportohet se vendimi do të shpallet zyrtarisht në Parlament në seancën e nesërme, me propozim të presidentit Aleksandër Vuçiç. 

"Kryeministri Millosh Vuçeviç dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç kanë diskutuar mëngjesin e sotëm për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një numër i madh i qytetarëve humbën jetën nga zjarri në një diskotekë, pas së cilës u vendos që 18 marsi në Serbi të jetë ditë zie," thuhet në komunikatën e Qeverisë së Serbisë, transmeton medias vendase.

Të paktën 59 persona kanë humbur jetën në një diskotekë në Koçan nga zjarri që shpërtheu gjatë një koncerti të një grupi të famshëm maqedonas dhe 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur, 18 prej tyre në gjendje kritike. 

Sondazh

Poll