Bota

Trajtimet po ndikojnë pozitivisht/ Vatikani: Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut është stabile

Njoftimi shtoi se po regjistrohet një përmirësim gradual, i lehtë dhe Papa mbeti pa temperaturë. Gjithashtu ka një përmirësim të vlerave të testit të gjakut, ndërsa funksioni i frymëmarrjes mbetet i qëndrueshëm në të njëjtat nivele.

8 Mars 2025, 20:00 Nga M.L
Trajtimet po ndikojnë pozitivisht/ Vatikani: Gjendja shëndetësore
Papa Françesku

ITALI- Gjendja klinike e Papa Françeskut ditët e fundit ka mbetur stabile, gjë që tregon se ai po i përgjigjet pozitivisht trajtimeve. Njoftimi i Vatikanit tha se po regjistrohet një përmirësim gradual, i lehtë dhe Papa mbeti pa temperaturë. Gjithashtu ka një përmirësim të vlerave të testit të gjakut, ndërsa funksioni i frymëmarrjes mbetet i qëndrueshëm në të njëjtat nivele.

Zyra e Shtypit e Vatikanit njofton gjithashtu se mjekët, derisa të konfirmohet ky përmirësim fillestar sot dhe në ditët në vijim, aktualisht nuk po komentojnë për ecurinë e shëndetit të Papës. Gjatë ditës, ai falej në kapelën pranë dhomës së tij, merrte kungimin, ndërsa pasdite pushonte dhe merrej me çështjet që kishin të bënin me kishën katolike romake.

papa françesku vatikani

Sondazh

Poll