Aktualitet

Aksidenti i mori jetën 2-vjeçarit në Fushë-Domje/ Drejtuesi i automjetit, fqinj i familjes së të miturit, detaje nga ngjarja

Bëhet me dije se se autori është identifikuar si 58-vjeçari me inicialet Y. M., i cili mësohet se ishte edhe komshi me familjen e viktimës.

8 Mars 2025, 19:20 Nga M.B
Aksidenti i mori jetën 2-vjeçarit në Fushë-Domje/
Foto ilustruese

FUSHË-DOMJE- Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksidentin që i mori jetën një 2-vjeçari në Fushë-Domje. Bëhet me dije se se autori është identifikuar si 58-vjeçari me inicialet Y. M., i cili mësohet se ishte edhe komshi me familjen e viktimës.

Pasditen e sotme u raportua se një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije 2-vjeçar u regjistrua në Fushë-Domje. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasdite ku një automjet ka përplasur të miturin.

Bëhet me dije se rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim fëmijën i cili nuk ka mundur të mbijetojë. 

NJOFTIMI:

Tiranë/Informacion shtesë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë ju bëjmë me dije se;

Falë veprimeve të shpejta procedurale dhe hetimore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, që aksidentoi me pasojë vdekjen e dy vjeçarit.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi Y. M., 58 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.

Gjithashtu, është bërë gjetja dhe sekuestrimi i automjetit tip “Benz”me të cilin ky shtetas shkaktoi aksidentin.

Nga verifikimet ka rezultuar se aksidenti ka ndodhur në Fushë Domje dhe jo në Kamëz.

Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll