Bota

Protestat masive/ Garancia e Putin për Vuçiç: Rusia qëndron gjithmonë pranë Serbisë

Ky ishte mesazhi që presidenti Aleksandër Vuçiç mori nga homologu i tij, Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike të premten.

8 Mars 2025, 16:39 Nga M.B
Protestat masive/ Garancia e Putin për Vuçiç: Rusia
Vladimir Putin dhe Aleksander Vuçiç

RUSIA- Serbia do të ketë gjithmonë mbështetjen e Rusisë. Ky ishte mesazhi që presidenti Aleksandër Vuçiç mori nga homologu i tij, Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike të premten.

Përballë protestave brenda vendit, Vuçiç tha se Moska mbështet qeverinë serbe dhe entitetin Republika Sërpska në Bosnjë. Ai diskutoi me Putinin për situatën në rajon, një marrëveshje të re për gazin dhe sanksionet amerikane ndaj industrisë së naftës serbe. 

Vuçiç konfirmoi gjithashtu takimin e tij me Putinin më 9 maj në Moskë dhe akuzoi grupe të organizuara nga jashtë për protestat kundër tij. Zv.kryeministri Vulin komentoi telefonatën, duke theksuar se Serbia ka gjithmonë mbështetjen e Rusisë. Sipas tij, protestat dhe presioni ndaj Dodik janë pjesë e një skenari për përmbysjen e Vuçiçit.

vladimir putin dhe aleksander vuçiç

Sondazh

Poll