Bota

"Zelensky u trajtua pa respekt"/ Takimi në Shtëpinë e Bardhë, banorët e Kievit mbështesin presidentin: Jemi krenarë për të!

Një grua 87-vjeçare thotë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump e trajtoi Zelenskyn "me shumë mungesë respekti".

1 Mars 2025, 19:06 Nga B.Z
"Zelensky u trajtua pa respekt"/ Takimi në Shtëpinë e
Banore

KIEV - Qytetarë të Kievit kanë treguar mbështetjen e tyre për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky pas takimit tensionues në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Donald Trump. 

"Unë jam krenar për Zelenskyn. Ai është i mrekullueshëm," shprehet një qytetar për BBC, duke shtuar se ata duan që vendet evropiane të bashkohen në mënyrë që të jenë edhe më të forta se SHBA.

Një tjetër banor i Kievit thotë se "kjo është toka jonë", teksa shton se: "Ky është populli ynë dhe ne nuk do të ndalemi së luftuari".

Një grua 87-vjeçare thotë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump e trajtoi Zelenskyn "me shumë mungesë respekti".

"Ai ka shprehur gjithmonë mirënjohje për popullin amerikan. Ai gjithmonë ka qëndruar me popullin amerikan. Ai është një person i denjë," thotë ajo.

Ajo më tej thotë se katër të afërm të saj janë vrarë në luftë.

“Nipat dhe nipi janë në vijën e parë të frontit. Nuk besoj se do të dorëzohemi”, shton ajo. “Unë jam 87 vjeç, nëse nuk janë më, atëherë do të shkoj vetë në llogore”.

Sondazh

Poll