Bota

Takimi Trump- Starmer në Washington, Mbreti Charles fton presidentin amerikan për vizitë në Britaninë e Madhe

Pas shtrëngimit të duarve, dy liderët kanë hyrë në Shtëpinë e Bardhë për të zhvilluar një bisedë në Zyrën Ovale.

27 Shkurt 2025, 19:15 Nga E. D
Takimi Trump- Starmer në Washington, Mbreti Charles fton presidentin
Keir Starmer dhe Donald Trump

SHBA- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer ka mbërritur sot në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Donald Trump mbi çështjen e Ukrainës dhe mbrojtjen. Pas shtrëngimit të duarve, dy liderët kanë hyrë në Shtëpinë e Bardhë për të zhvilluar një bisedë në Zyrën Ovale.

Keir Starmer i dorëzoi presidentit Trump një letër nga mbreti Charle, e cila është një ftesë për një vizitë të dytë shtetërore, për të cilën Trump tha se është i lumtur ta pranojë, shkruan BBC

Gjithashtu Trump e nisi takimin me një fjalim të shkurtër duke thënë se Britania e Madhe është një vend i veçantë dhe Keir Starmer një njeri i veçantë.  Ai shtoi se do të udhëtojë për në Britani dhe pret ta shohë sërish kryeministrin në të ardhmen e afërt. Trump tha se ai dhe Starmer do të diskutojnë shumë gjëra, duke përfshirë Rusinë dhe Ukrainën, si dhe tregtinë.

keir starmer

Sondazh

Poll