Bota

Netanyahu: Izraeli kërkon çmilitarizimin e plotë të Sirisë jugore! Nuk do të lejojmë që ushtria e re siriane të hyjë në Damask

Kryeministri izraelit gjatë një fjalimi në një ceremoni të promovimit të oficerëve në Holon u shpreh se nuk do të lejojnë që forcat e organizatës HTS ose ushtria e re siriane të hyjnë në zonën në jug të Damaskut.

24 Shkurt 2025, 08:34 Nga N.F
Netanyahu: Izraeli kërkon çmilitarizimin e plotë të
Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi kërkesën për çmilitarizimin e plotë të Sirisë jugore si dhe synimin e tij për të mos toleruar vendosjen e forcave nga qeveria e re defakto siriane në jug të Damaskut. Kryeministri izraelit gjatë një fjalimi në një ceremoni të promovimit të oficerëve në Holon u shpreh se nuk do të lejojnë që forcat e organizatës HTS ose ushtria e re siriane të hyjnë në zonën në jug të Damaskut.

“Ne nuk do të lejojmë që forcat e organizatës HTS (fraksioni radikal islamik Hayat Tahrir al-Sham, i cili përmbysi presidentin Bashar al-Assad më 8 dhjetor) ose ushtria e re siriane të hyjnë në zonën në jug të Damaskut. Ne kërkojmë çmilitarizimin e plotë të Sirisë jugore, duke përfshirë provincat e Quneitra, Daraa dhe Sëeida”, tha ai.

Pas rënies së ish-presidentit Assad, Izraeli vendosi trupa në zonën e çmilitarizuar më parë në Lartësitë e Golanit, në Sirinë jugperëndimore, në kufirin e pjesës së tij të pushtuar nga Izraeli që nga lufta e vitit 1967 dhe të aneksuar në vitin 1981, rrëzë malit Hermon.

Netanyahu shtoi se forcat e armatosura izraelite do të qëndrojnë në zonën e malit Hermon dhe rrethinat e tij për një kohë të pacaktuar për të mbrojtur komunitetet dhe për t'u përballur me çdo kërcënim.

Izraeli, i cili i sheh me mosbesim autoritetet e reja de facto në Siri, nisi qindra sulme ajrore kundër instalimeve të ushtrisë siriane, veçanërisht kundër depove të mbrojtjes ajrore dhe madje edhe të armëve kimike, pas rënies së regjimit të Asadit, me argumentin se nuk donte që ky arsenal të binte në duart e autoriteteve të reja.

Gjatë luftës në Siri që filloi gjatë sundimit të Bashar al-Assad në vitin 2011, Izraeli kishte kryer qindra sulme, kryesisht nga ajri, kundër pozicioneve të ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj, mbi të gjitha Hezbollahut të Libanit dhe Iranit.

netanyahu siri

Sondazh

Poll