Po planifikonin vrasje, arrestohen pesë persona në rajonin e Pejës
Policia e Kosoves KOSOVË- Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mbrëmjen e 21 shkurtit, ka arrestuar pesë an&eum...
Alternativa për Gjermaninë mbetet në përqindje të larta, dukshëm në vendin e dytë dhe duket se është mbi 20%, ndërkohë që sa më shumë parti të hyjnë në Parlament, i cili aktualisht duket sigurisht pesëpartiak, aq më e vështirë do të bëhet perspektiva e formimit të një koalicioni qeveritar.
GJERMANI- Më pak se 24 orë kanë mbetur nga hapja e qendrave të votimit në Gjermani. Në bazë të sondazheve të fundit, si i sotmi i gazetës Bild, Demokristianët po lëvizin nën pragun prej 30%, ndonëse në mënyrë margjinale. Kjo në vetvete e bën të vështirë formimin e një koalicioni me një parti të vetme, qoftë me socialdemokratët e kancelarit Scholz në largim, qoftë me të Gjelbërit.
Alternativa për Gjermaninë mbetet në përqindje të larta, dukshëm në vendin e dytë dhe duket se është mbi 20%, ndërkohë që sa më shumë parti të hyjnë në Parlament, i cili aktualisht duket sigurisht pesëpartiak, aq më e vështirë do të bëhet perspektiva e formimit të një koalicioni qeveritar. Skenari i një koalicioni të ri trepartiak, si ai jofunksional që ka qeverisur që nga viti 2021, duket realist.
“Çelësi” i partive në Parlament
Një parametër kyç për të përcaktuar se cili koalicion qeveritar do të duket i realizueshëm mbrëmjen e së dielës është se sa parti do të hyjnë në Parlament. Në bazë të sondazheve, përveç CDU-së , Alternativës për Gjermaninë, Social Demokratëve dhe të Gjelbërve, në Parlament po rikthehet edhe Partia e Majtë.
Megjithatë, rreth 5% janë Liberal Demokratët dhe partia e Sarah Waggeknecht, një parti e majtë me pozicione kundër emigracionit, afërsi me Rusinë, etj.
Sa më shumë parti të hyjnë në Parlament, aq më e vështirë do të jetë formimi i qeverisë. Për shembull, nëse një parti e gjashtë hyn në Parlament, konsiderohet e sigurt se për një koalicion do të kërkohen tre parti.
Në të njëjtën kohë, përqindja përfundimtare e Alternativës për Gjermaninë nuk dihet. Votuesi mesatar i AfD-së është mashkull, në moshë të mesme, me nivel arsimor dhe ekonomik relativisht të ulët dhe ndodhet në shtetet lindore të Gjermanisë.
Partia, megjithatë, ka forcuar pozicionin e saj edhe në Perëndimin gjerman, me disa sondazhe që e tregojnë atë në një prirje paksa rritëse.
Shqetësimi i shumëkujt në sistemin politik gjerman është se Alternativa për Gjermaninë mund të ketë rezerva të “fshehura”, pra votues që nuk deklarojnë se do ta votojnë, por do ta bëjnë këtë të dielën në kutinë e votimit.
Policia e Kosoves KOSOVË- Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mbrëmjen e 21 shkurtit, ka arrestuar pesë an&eum...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidenti rus, Vladimir Putin, do t...
GJERMANI- Gjermanët votojnë më 23 shkurt për të zgjedhur një parlament të ri, që do të përcaktojë se si...
Joel Le Scouarnec FRANCË- Çdo vit, në ditëlindjen e tij, Joel Le Scouarnec shkruante një shënim në ditarin e t...
OKB SHBA- Shtetet e Bashkuara po nxisin një projekt-rezolutë që kërkon një "përfundim të shpejtë" të luftë...
Foto Ilustruese UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është përshkruar si “diktator, pa zgjedhje”, mirëpo...
Donald Trump SHBA- Guvernatorja e Maine, Janet Mills pati një debat të ashpër me Donald Trump në lidhje me urdhrin ...
Foto Ilustruese SHBA- Në rast të një konflikti me Rusinë Evropës pa ndihmën e SHBA-së do t'i duhet ...
Foto Ilustruese GJERMANI- Kandidati me shanse më të mëdha për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz i&n...
CQ Brown SHBA– Presidenti Donald Trump ka shkarkuar papritur Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralin CQ Brown, duke larguar k&eum...