Bota

FOTO/ Hamasi kthen trupat e 4 pengjeve izraelite, mes tyre nëna me dy fëmijtë e vegjël

Eshtrat thuhet se ishin ato të Shiri Bibas dhe dy fëmijëve të saj, Ariel dhe Kfir, si dhe Oded Lifshitz, i cili ishte 83 vjeç kur u rrëmbye.

20 Shkurt 2025, 19:05 Nga E. D
FOTO/ Hamasi kthen trupat e 4 pengjeve izraelite, mes tyre nëna me dy
pamje nga vendngjarja

IZRAEL- Hamasi liroi të enjten trupat e katër pengjeve izraelitë, që thuhet se përfshinin një nënë dhe dy fëmijët e saj të vegjël, të cilët prej kohësh dyshohej se kishin vdekur. Eshtrat thuhet se ishin ato të Shiri Bibas dhe dy fëmijëve të saj, Ariel dhe Kfir, si dhe Oded Lifshitz, i cili ishte 83 vjeç kur u rrëmbye. Kfiri, i cili ishte 9 muajsh kur u kap, ishte më i vogli nga të gjithë robërit. Gjithashtu Hamasi ka thënë se të katër u vranë së bashku me rojet e tyre në sulmet ajrore izraelite.

"Çdo shtëpi në Izrael ul kokën sot. Ne përulim kokën për humbjen e rëndë të katër pengjeve tona. Katër arkivolet e të dashurve tanë na detyrojnë më shumë se kurrë të premtojmë, të betohemi se ajo që ndodhi më 7 tetor nuk do të ndodhë më kurrë," tha kryeministri Benjamin Netanyahu në një deklaratë.

Militantët shfaqën katër arkivole të zeza në një skenë të rrethuar me pankarta, duke përfshirë një të madh që përshkruante Netanyahun si një vampir, ndërsa automjetet e Kryqit të Kuq mbërritën në vendngjarje në Rripin e Gazës. Luftëtarët më pas i bartën arkivolet tek automjetet e Kryqit të Kuq, ku punonjësit me jelek të kuq i mbuluan me çarçafë të bardhë përpara se t'i vendosnin brenda.

pengjet izraelite

Sondazh

Poll