Aktualitet

Operacioni antidrogë i zhvilluar dje, arrestohet edhe një nga personat e shpallur në kërkim

Mësohet se 27-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se ka shitur lëndë narkotike Kokainë, Heroinë, Ekstazi dhe Cannabis Sativa, në zona të ndryshme të qarkut Tiranë.

19 Shkurt 2025, 09:52 Nga M.B
Operacioni antidrogë i zhvilluar dje, arrestohet edhe një nga personat
Arrestimi

GJIROKASTËS- Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim dje nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, është arrestuar në Gjirokastër. Mësohet se 27-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se ka shitur lëndë narkotike Kokainë, Heroinë, Ekstazi dhe Cannabis Sativa, në zona të ndryshme të qarkut Tiranë.

Njoftimi:

Gjirokastër

Lokalizohet dhe arrestohet në Tepelenë, një 27-vjeçar i shpallur në kërkim dje nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Blic 34”.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të inteligjencës policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim dje, për llogari të DVP Tiranë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Gjirokastër dhe me Komisariatin e Policisë Tepelenë, ndaloi në Tepelenë, shtetasin G. G., 27 vjeç.

27-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se ka shitur lëndë narkotike Kokainë, Heroinë, Ekstazi dhe Cannabis Sativa, në zona të ndryshme të qarkut Tiranë. Veprimet e mëtejshme procedurale për shtetasin G. G., do të kryhen nga DVP Tiranë.

gjirokastes

Sondazh

Poll