Bota

Shtatë persona të arrestuar/ Polakët gjejnë kokainë me vlerë 15 milionë euro në fund të Detit Baltik

Droga u gjet në shtratin e detit në zonën e Gjirit të Gdansk në Poloninë veriore. Më pas u identifikuan autorët, si dhe sasi më të mëdha droge.

18 Shkurt 2025, 21:55 Nga M.L
Shtatë persona të arrestuar/ Polakët gjejnë kokainë me
Foto ilustruese

POLONI- Rojet kufitare polake zbuluan më shumë se 100 kilogramë kokainë në fund të Detit Baltik gjatë operacioneve për mbrojtjen e infrastrukturës kritike, njoftuan autoritetet të martën. Droga u gjet në shtratin e detit në zonën e Gjirit të Gdansk në Poloninë veriore. Më pas u identifikuan autorët, si dhe sasi më të mëdha droge.

Shtatë persona janë arrestuar në rastin e drogës, vlera e së cilës mund të arrijë në 60 milionë zloty. Shtetet baltike janë në gatishmëri për çdo incident që përfshin infrastrukturën kritike nënujore . NATO ka deklaruar se do të forcojë praninë e saj në rajon pas disa incidenteve në të cilat një infrastrukturë e tillë pësoi dëme të dyshimta. Të arrestuarit rrezikojnë deri në 20 vjet burg nëse shpallen fajtorë.

poloni

Sondazh

Poll