Bota

VIDEO/ 18 të plagosur nga përmbysja e avionit në Toronto, dalin pamje të reja, ja momenti kur aeroplani përfshihet nga flakët pas uljes në pistë

Një pasagjer shpjegoi se si ata mbetën të varur kokëposhtë si lakuriqët e natës pasi krahu i avionit u këput dhe ai u përmbys.

18 Shkurt 2025, 15:20 Nga N.F
VIDEO/ 18 të plagosur nga përmbysja e avionit në Toronto, dalin
Pamje nga vendi i ngjarjes

TORONTO- Avioni Delta 4819, me destinacion Toronto u përmbys gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson, duke plagosur disa pasagjerë. Sot janë publikuar video të reja ndërsa duket momenti i rrëzimit të avionit. Në momentin e uljes avioni anon në njërin krah ku më pas shkatërrohet dhe përmbyset duke shpërhthyer në flakë.

Të mbijetuarit e përshkruan kaosin brenda avionit teksa luftonte me erërat që frynin në zonë ndërsa përpiqej të bënte një ulje të sigurt. Një pasagjer shpjegoi se si ata mbetën të varur kokëposhtë si lakuriqët e natës pasi krahu i avionit u këput dhe ai u përmbys. Një tjetër vuri në dukje se kishte një top të madh zjarri në anën e majtë të avionit.

Të paktën 18 persona u plagosën, duke përfshirë një fëmijë. Autoritetet kanadeze po kryejnë një hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të SHBA-së, aksidenti ndodhi në fluturimin 4819 të Delta Air Lines të drejtuar nga Endeavor Air.

Avioni që ishte nisur nga Minneapolis kishte 22 kanadezë në bord, ndërsa pasagjerët e mbetur ishin të kombësive të ndryshme. Shefi i zjarrfikësve të aeroportit tha se, megjithëse hetimet për rrethanat e aksidentit janë të hershme, “pista ishte e thatë dhe nuk kishte erëra të forta”.

permbysja e avionit ne toronto

Sondazh

Poll