Bota

VIDEO/ Po kërcente në dasmën e një të afërmi, 23-vjeçarja në Indi humb ndjenjat në skenë, ndërron jetë nga ataku kardiak

Në videon e postuar në rrjetet sociale, Parida Jain shihet duke kërcyer këngën Lehra Ke Balkha Ke, e cila njihet në Indi nga filmat e Bollywood-it, kur papritmas rrëzohet pasi ka humbur ndjenjat.

11 Shkurt 2025, 07:23 Nga N.F
VIDEO/ Po kërcente në dasmën e një të afërmi,
23-vjeçarja

INDI- Një 23-vjeçare në Indi vdiq tragjikisht pasi pësoi një atak kardiak teksa kërcente në dasmën e të afërmit të saj. Në videon e postuar në rrjetet sociale, Parida Jain shihet duke kërcyer këngën Lehra Ke Balkha Ke, e cila njihet në Indi nga filmat e Bollywood-it, kur papritmas rrëzohet pasi ka humbur ndjenjat.

Edhe pse 23-vjeçarja u dërgua menjëherë në një spital aty pranë, mjekët nuk arritën ta mbanin në jetë. 23-vjeçarja fatkeqe jetonte me prindërit e saj, ndërsa ironia tragjike është se edhe vëllai i saj i vogël kishte humbur jetën nga ataku kardiak në moshën 12-vjeçare.

 

nderrin jete 23-vjecarja ne indi teksa po kercente

Sondazh

Poll