Insights

Artan Fuga: O njollën e turpit në gisht, o gishtin në prapanicë! Variantin e parë unë se pranoj…

8 Janar 2020, 10:55 Nga DOSJA
Artan Fuga: O njollën e turpit në gisht, o gishtin në

Meqënëse po flitet për reformën e ligjit elektoral,në librin tim “Shoqëria Piramidale” më ka rezultuar dhe e kam shpjeguar qartë se shqiptarët e sotëm, ne pra, qytetarët, nuk e kemi të drejtën e votës së lirë, të fshehtë, të barabartë, të drejtpërdrejtë sikurse e shpall Kushtetuta! Jemi të gënjyer krejtësisht! Në libër e provoj tashmë këtë, jam gati ta provoj përpara edhe çdo trupe qytetarësh, përpara çdo komisioni parlamentar, madje edhe përpara çdo gjykate ushtarake!

Veç të tjerash na damkosin trupin, gishtin, me bojë, sikur të ishim skllevër!

Gjoja për të mos votuar dy herë!!!

Jo, është që pastaj gishtin t’ja tregojmë pronarit, shefit, drejtorit, sekretarit të partisë : ja njolla në gisht zotëri!

Dua punë, rritje page, dua të siguroj vendin e punës, aman ndihmën sociale, aman një dhomë hoteli për të futur kokën pas tërmetit, aman ma ndërto shtëpinë të parit ! Ose njollën në gisht, ose gishtin në prapanicë !

Sa qindra njerëz kam takuar që kishin hallin e gishtit!

Cfarë t’i bëj, më duhet gishtiiiiiiiiii – më kanë thënë me lot në sy!

Turpi i poshtërimit të shqiptarit!

Ajo njollë në gisht është testi, lakmuesi, që tregon se deri ku arrijmë të poshtërohemi. Të na damkosin trupin me bojë.

Eshtë njësoj sikur të na kërkojnë të heqim mbathjet dhe të na damkosin me vulë : Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!

Jemi të damkosur në trup si të krishterët e parë, si hebrenjtë nën Holokaust, si afrikanët nën ligjet e skllavërisë!

Unë nuk pranoj të ma bëjnë pis gishtin me bojën e tyre të zezë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog artan fuga ligji zgjedhor ndryshimi i sistemit zgjedhor artan fuga ligji zgjedhor ndryshimi i sistemit zgjedhor

Sondazh

Poll

Insights 5 Janar 2020, 11:35

Po e humbet BE Ballkanin?

BE- Viti 2019 nuk ishte një vit i mbarë për njerëzit në periferinë e Bashkimit Europian, në Europën Juglindore. Ndryshe nga sa premtoi, BE në samitin e tetorit ...

Insights 2 Janar 2020, 16:47

Endri Shabani: Prindër, na gënjyet!

Kur ishim të vegjel, në fillim të viteve 1990, ju na thatë “meso se pa shkollë do mbetesh gjithë jetën pa pune”. Por po shohim Noizin, me 4 klasë shkollë që pro...