Aktualitet

Dëmtuan ikonat dhe objektet në kishën e Ksamilit, arrestohen dy persona

Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja ka ndodhur në momentin kur kujdestari i kishës ka shkuar për të mbyllur dyert dhe ka hasur dy persona të dyshimtë.

1 Shkurt 2025, 22:48 Nga E. D
Dëmtuan ikonat dhe objektet në kishën e Ksamilit, arrestohen dy
foto ilustruese

KSAMIL- Kisha ‘Ngjallja e Krishtit’ në Ksamil ka rënë pre e ‘dhunimit’ nga dy persona. Akti i rënë është regjistruar momentin kur përfaqësuesi i kishës, At Pandeli, ka shkuar për të mbyllur dyert dhe ka hasur aty dy persona të dyshimtë.

Njëri prej tyre ndodhej brenda ambienteve të kishës dhe po dëmtonte ikonat dhe objektet e tjera të kultit, ndërsa tjetri ruante jashtë. Sapo kanë vënë re praninë e kujdestarit, të dy janë larguar me shpejtësi, madje duke e kërcënuar atë. Menjëherë pas incidentit, kujdestari ka njoftuar policinë, e cila ka ndërhyrë në kohë dhe ka bërë të mundur kapjen e dy personave të dyshuar pranë një stacioni autobusësh.

ksamil

Sondazh

Poll