Aktualitet

KLP me pushime dimërore/ Kërkesa ùrgjèntè: Plotësoni SPAK! Në radhë në listën për t’u zgjedhur, Elisabeta Imeraj dh

7 Janar 2020, 19:48 Nga DOSJA
KLP me pushime dimërore/ Kërkesa ùrgjèntè:

Kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë të përfundojë pushimet dimërore do të duhet që sërisht të merret me një çështje prioritare siç është Spak. Një kërkese e kryeprokurorit të Spak Arben Kraja që lidhet me strukturën e prokurorisë së posaçme pritet të mbledhë anëtarët e qeverisë së akuzës në datën 15 janar.

Prokuroria e posaçme Spak vazhdon te jete me tete prokurore të emëruar dhe dy të komanduar, ndërkohë që kryeprokurori i Spak Arben Kraja i kërkon këshillit të Lartë të prokurorisë plotësimin e vendeve vakante duke i dërguar një shkresë

Siç thonë burime të sigurta të Top Channel, Spak kërkon plotësimin edhe me dy vende të tjera të prokurorisë antikorrupsion, pas vakancës së krijuar nga largimi i besnik Muçit dhe Ndini Tavani, të cilët teksa ishin të listuar si prokurorë të Spak dhanë dorëheqjen nga ky pozicion, më pas ata u shkarkuan edhe nga vettingu. Çelja e garës nga ana e Klp do t’u japë sërisht mundësi prokurorëve të konkurrojnë, ndërkohë që nga lista e Klp presin ende vettingun Elizabeta Imeraj, dhe Anton Martini. Anita Jella dhe Doloreza Musabelliu janë konfirmuar në detyrë por nuk mund të emërohen pa kaluar afatet e apelimit të vettingut. Numri i pakët i prokurorëve të Spak mban peng ndërkohë mos ngritjen e dy departamenteve atë të hetimit të korrupsionit dhe të hetimit të krimit të organizuar të cilët do të jenë të ndarë nga njëri-tjetri.

Ndërkohë sipas një kontrate të firmosur me ministrinë e brendshme kanë nisur punimet në katin e tretë të godinës së Spak aty ku do të vendoset byroja kombëtare e hetimit. Shumë qytetarë të pakënaqur nga drejtësia kanë dorëzuar kallëzime penale pranë Spak, shumica e të cilëve ankohen për çështjen e pronave duke hedhur dyshime ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Marrë nga Top Channel

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja gara per plotesimin e spak klp spak arben kraja gara per plotesimin e spak klp spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Janar 2020, 19:25

Forcimi i grupeve kriminale shqiptare konfirmohet edhe Profesor Antonio Nicasso, Profesor i Historisë sociale të krimit të organizuar e mafias në Universitetin ...

Aktualitet 7 Janar 2020, 17:07

BRITANI E MADHE- Dy javë pas vràsjes së Flamur Beqirit, motra e tij Misse është rishfàqur sërish në rrjetet sociale.I dashuri i saj Jake Hall ka postuar disa fo...