Aksidenti ajror në Uashington me asnjë të mbijetuar/ Gjenden kutitë e zeza të avionit, shkaku i përplasjes tragjike ende mister
foto ilustruese SHBA- Janë gjetur kutitë e zeza të avionit të pasagjerëve që u përplas me një helikopter ushtarak p...
Ai pritet të ndjekë synimin e zotit Trump për të rritur prodhimin e energjisë dhe mineraleve në tokat publike, që ka të ngjarë të shtojë liçencat e reja në shtetet prodhuese të naftës si Wyoming dhe New Mexico dhe në Gjirin e Amerikës, siç e ka riemëruar zoti Trump Gjirin e Meksikës.
SHBA- Senati amerikan konfirmoi të enjten të emëruarin e Presidentit Donald Trump për postin e Sekretarit të Brendshëm, ish-guvernatorin e Dakotës së Veriut Doug Burgum, me 79 vota pro dhe 18 kundër. 68 vjeçari Burgum, do të drejtojë një agjenci që menaxhon përdorimin e 202 milionë hektarëve tokë federale dhe fisnore, një e pesta e sipërfaqes së vendit.
Ai pritet të ndjekë synimin e zotit Trump për të rritur prodhimin e energjisë dhe mineraleve në tokat publike, që ka të ngjarë të shtojë liçencat e reja në shtetet prodhuese të naftës si Wyoming dhe New Mexico dhe në Gjirin e Amerikës, siç e ka riemëruar zoti Trump Gjirin e Meksikës.
Një ish-ekzekutiv i pasur programesh kompjuterike, zoti Burgum e ka portretizuar veten si një konservator tradicional, i prirur nga biznesi.
Gjatë seancës për konfirmimin e tij, zoti Burgum tha se do të zgjerojë të drejtat për shpimin e naftës dhe gazit dhe do të mbështesë reformat që mund të shpejtojnë zhvillimin e projekteve energjetike.
Komentet e tij sinjalizuan një kthesë të mprehtë në politikën federale pasi administrata e ish-presidentit Joe Biden u përpoq të kufizonte shpimet e naftës dhe gazit në tokat federale dhe të nxiste burimet e ripërtëritshme të energjisë si era dhe dielli, si pjesë e programit të saj për ndryshimet klimatike.
Zoti Burgum kandidoi kundër zotit Trump për emërimin e republikan përpara se të dilte nga gara duke shprehur mbështetjen për zotin Trump. Emri i tij po konsiderohet gjithashtu si kreu i një këshilli të ri kombëtar për të koordinuar politikat për të rritur prodhimin e energjisë në Shtetet e Bashkuara./VOA
foto ilustruese SHBA- Janë gjetur kutitë e zeza të avionit të pasagjerëve që u përplas me një helikopter ushtarak p...
Përmbytjet MALAJZI- Pesë persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e...
foto ilustruese KROACI- Të zemëruar nga rritja e vazhdueshme e çmimeve, qytetarë të disa vendeve të Ballkanit Perëndim...
Tulsi Gabbard SHBA- E emëruara e Presidentit Donald Trump për të drejtuar komunitetin e zbulimit të vendit, kritikoi ashpër që...
Foto ilustruese SHBA- Një gjykatë amerikane Apeli arriti të enjten në përfundimin se është jokushtetuese që të...
Robert Fico UKRAINË - Vendimi i Ukrainës për të ndaluar rrjedhjen e gazit rus në vendet e BE-së përmes tubacioneve t&eum...
Ferdinand Marcos Jr. FILIPINË- Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Jr. tha të enjten se vendi i tij do të heqë dorë nga sis...
Foto ilustruese SHBA- Presidenti Donald Trump, i cili e bëri dëbimin e emigrantëve të paligjshëm pjesë qendrore të fusha...
Foto ilustruese HAMAS - Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ka konfirmuar vrasjen...
Kash Patel SHBA- Kash Patel, i emëruari i Presidentit Donald Trump për postin e drejtorit të FBI-së, tha të enjten se ai &eum...