29 Janar 2025, 21:06
Nga B.Z
Bod Menendes
SHBA - Ish-senatori demokrat Bob Menendez përballet me gjasa të mëdha me një masë të ashpër dënimi me burg. Ai u shpall fajtor ndër të tjera për abuzim me pushtetin. Prokurorët e akuzuan atë se kishte marrë në formë ryshfeti qindra mijëra dollarë, kallëpe ari dhe një makinë.
Prokurorët i kanë kërkuar gjykatësit federal që ta dënojë atë me 15 vjet heqje lirie, nën akuza që përfshijnë edhe veprime të tij në shërbim të qeverisë egjiptiane. Por avokatët e zotit Menendez thonë se ai meriton më pak se dy vjet burg, duke përmendur dekadat e tij të tëra në shërbim të publikut e si djalë i një familje imigrantësh kubanë, që u ngrit nga varfëria për t'u bërë "mishërim i ëndrrës amerikane".
Të mërkurën në mëngjes, gjykatësi Sidney H. Stein sinjalizoi se dënimi ndaj ish-senatorit do të jetë më i rreptë, pasi njoftoi dënimin me shtatë vjet burg për Fred Daibes, 67 vjeç, një nga dy biznesmenët e Nju Xhersit, i cili u shpall fajtor se i kishte dhënë ryshfet senatorit Menendez.
Prokurorët kishin kërkuar për të një dënim me nëntë vjet heqje lirie, ndërsa avokatët e tij thanë se ai duhej të dënohej me më pak se dy vjet burg. Po kështu gjykatësi Stein e gjobiti zotin Daibes, një investitor në fushën e pasurive të paluajtshme, me një gjobë prej 1.75 milionë dollarësh.
Para shpalljes së dënimit, zoti Daibes, me lot në sy, i tha gjykatësit se vendimi i jurisë ishte "në kufijtë e një dënimi me vetëvrasje" duke i bërë thirrje atij të ketë mëshirë, në mënyrë që të kujdesej për djalin e tij 30-vjeçar autik.
Po kështu gjykatësi shpalli masën e dënimit me tetë vjet heqje lirie për biznesmenin e dytë, Wael Hana, dhe e gjobiti atë me 1.25 milionë dollarë. Para vendimit, zoti Hana i tha gjykatësit se ishte i pafajshëm. Ai shtoi se nuk i kishte dhënë kurrë ryshfet senatorit Menendez, apo të kishte kërkuar shërbimet e tij.
Një biznesmen i tretë u deklarua fajtor dhe dëshmoi kundër zotit Menendez në gjykatë, vitin e kaluar. Zoti Menendez dha dorëheqjen nga Senati pas shpalljes fajtor vitin e kaluar.
Ai humbi shumë nga pushteti i tij që në vjeshtën e vitit 2023, ndërsa u bënë publike akuzat kundër tij dhe u detyrua të jepte dorëheqjen nga pozita e rëndësishme në Senat e kreut të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë./VOA
bob menendez
Bota
29 Janar 2025, 20:44
M.B
Karoline Leavitt
SHBA- Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha në platformën X se ndërsa me...
Bota
29 Janar 2025, 20:05
M.B
Donald Trump
SHBA- Zyra e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë ka anuluar një urdhër për ngrirjen e granteve federal...
Bota
29 Janar 2025, 19:52
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka marrë 13 vendime për falje, duke përfsh...
Bota
29 Janar 2025, 19:40
E. D
asteroidi
KILI- Një asteroid i sapo zbuluar ka një shans 1.2% për të goditur Tokën në vitin 2032, njoftoi sot Agjencia Evropi...
Bota
29 Janar 2025, 19:19
E. D
foto ilustruese
FRANCË- Stuhia Herminia ka krijuar situatë të rënduar të motit në Francë dhe Itali me përmbytje mas...
Bota
29 Janar 2025, 18:46
M.B
Shtëpia e Bardhë
SHBA- Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka bërë një deklaratë lidhur me ndalimin e fon...
Bota
29 Janar 2025, 18:47
B.Z
Enver Hadri
BELGJIKË - Gjykata Penale në Bruksel ka shpallur të mërkurën sërish dënimin me burgim të përjetsh&...
Bota
29 Janar 2025, 18:47
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme Steve Witkoff mbërriti të mërkurën në Izrael për bi...
Bota
29 Janar 2025, 17:51
B.Z
Familja
GREQI - Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga dhunimi brutal i një fëmije 3-vjeçar në Greqi, n...
Bota
29 Janar 2025, 17:29
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Shqipëria shprehu angazhimin e vazhdueshëm për t’iu bashkuar qëndrimeve ndërkombëtare kun...