Art&Argëtim

Selena Gomez shpërthen në lot prej vendimit të Trump: Të gjithë njerëzit e mi po sulmohen...

Menjëherë pas kësaj, Gomez u detyrua të hiqte videon, pa shpjeguar shumë se pse.

27 Janar 2025, 20:58 Nga E. D
Selena Gomez shpërthen në lot prej vendimit të Trump: Të
Selena Gomez

SHBA- Selena Gomez ka shpërthyer në lot gjatë një videoje në Instagram, ku ka reaguar ndaj kërcënimit të Presidentit Donald Trump për dëbimin masiv të emigrantëve pa dokumente, një situatë që ka nxitur frikën për ndarjen e familjeve.

“I gjithë populli im është nën sulm, fëmijët. nuk e kuptoj. Më vjen shumë keq, do të doja të mund të bëja diçka, por nuk mundem. Nuk di çfarë të bëj. Do të bëj gjithçka, të premtoj”, tha Gomez në videon e saj, në të cilën kishte vendosur edhe një flamur meksikan.

Vlen të theksohet se babai i Gomez-it të lindur në Teksas është me origjinë meksikane, ndërsa nëna e saj ka rrënjë italiane. Menjëherë pas kësaj, Gomez u detyrua të hiqte videon, pa shpjeguar shumë se pse.

Ajo thjesht ka shkruar në një postim të ri: “Me sa duket nuk është në rregull të ndjesh empati me njerëzit”.

Gomez, e cila ka lindur në Teksas, ka theksuar gjithashtu lidhjen e saj të ngushtë me emigrantët dhe me kulturën meksikane. Ajo është një amerikano-meksikane krenare, e gjeneratës së tretë, dhe ka theksuar se sakrificat e familjes së saj e kanë ndihmuar atë të arrijë suksesin e sotëm.

selena gomez

Sondazh

Poll