Bota

Zëdhënësi i kryeministrit të Izraelit: Takimi mes Netanyahut dhe Trump mund të zhvillohet pas dy javësh

Takimi i mundshëm mes dy liderëve vjen pasi Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje armëpushimi për lirimin e pengjeve të 7 tetorit.

25 Janar 2025, 22:37 Nga r.ll
Zëdhënësi i kryeministrit të Izraelit: Takimi mes Netanyahut
netanyahu dhe trump

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përpiqet të organizojë një takim me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington DC.

Omer Dostri, zëdhënësi i kryeministrit izraelit tha sot për CNN se takimi mund të zhvillohet pas dy javësh, por ende nuk ka një marrëveshje të përfunduar mbi çështjen. 

Takimi i mundshëm mes dy liderëve vjen pasi Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje armëpushimi për lirimin e pengjeve të 7 tetorit.

Pas lirimit të katër ushtarëve femra nga robëria të shtunën, Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura falënderoi Trump, duke thënë se ndërhyrja e tij ka qenë e rëndësishme në ndryshimin e trajektores së këtyre negociatave.

benjamin netanyahu donald trump

Sondazh

Poll