Sport

Dhunë mes tifozëve të Lazios e Sociedadit: 9 të plagosur dhe një në gjendje të rëndë!

Tifozët e Real Sociedad ishin në një klub në qendër të Romës kur ndodhi prita…

23 Janar 2025, 14:22 Nga DOSJA
Dhunë mes tifozëve të Lazios e Sociedadit: 9 të plagosur dhe

ITALI - Të mërkurën në mbrëmje, në lagjen Monti të Romës, rreth tetëdhjetë ultras të Lazios sulmuan rreth shtatëdhjetë tifozë spanjolë të Real Sociedad, të ardhur për të ndjekur ndeshjen e Europa League në stadiumin Olimpik.

Pasi pësuan një sulm me thika, karrige dhe tavolina të hedhura, numri i viktimave ishte nëntë të plagosur, njëri prej të cilëve u shtrua në spital në gjendje të rëndë. 

Oficerët që ndërhynë në vendngjarje sekuestruan një arsenal të vërtetë armësh. Me të mbërritur patrullat, disa nga banditë u ndaluan dhe u identifikuan.

Hetimet do të përpiqen të kuptojnë nëse prita ishte planifikuar, duke pasur parasysh rivalitetin politik mes mbështetësve të skuadrës baske dhe atyre të Lacios, por edhe të disa skajeve të mbështetjes rome.

Deklarata e Lazios…

Në pritje të zhvillimeve hetimore për ngjarjet e ndodhura gjatë natës, SS Lazio, duke dënuar të gjitha format e dhunës, u ofron autoriteteve bashkëpunimin maksimal dhe në përfundim të hetimeve, ku përfshihet edhe pjesëtarët e tifozëve të saj konstatohet, do të veprojë ashpër duke zbatuar masat më të rrepta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll