Bota

“Ishin tre orët më të këqija të jetës sonë!" Rrëmbimi i foshnjës në Itali, babai: Një grua hyri duke thënë se ishte një infermiere që duhej të pastronte vogëlushen

Babai i foshnjës, ka treguar për mediat se ato orë pa të bijën, ishin orët më të këqija për të dhe bashkëshorten e tij.

23 Janar 2025, 10:56 Nga M.B
“Ishin tre orët më të këqija të jetës
Policia dhe foshnja

ITALIA- Dy prindër të një foshnje të porsalindur në Itali, kanë përjetuar momente tensioni pasi një çift u rrëmbeu vajzën e tyre në spitalin ku ata po qëndronin. Babai i foshnjës, ka treguar për mediat se ato orë pa të bijën, ishin orët më të këqija për të dhe bashkëshorten e tij.

Ai ka treguar se Rosa Vespa, 51-vjeçarja që rrëmbeu vogëlushen bashkë me burrin e saj, kishte hyrë në dhomën e tyre në spital duke u prezantuar si infermiere dhe u kishte thënë që vajzën do e merre për ta ndërruar. Ndër të tjera, ai është shprehur se në spital nuk kishte kontroll dhe se shumë njerëz mund të hynin dhe dilnin.

“Ishin tre orët më të këqija të jetës sonë. Për fat kaluan mirë. Ajo hyri duke thënë se ishte një infermiere që duhej të pastronte vogëlushen. Thamë që vogëlushja kishte ishte ndërruar, dhe ajo na pyeti nëse kishte më shumë se tre orë, kur u përgjigjëm po, na tha ‘Atëherë do ta ndryshoj për ju,’ dhe ne ia dhamë asaj. Fatkeqësisht, të gjithë hyjnë dhe dalin në klinikë. Nuk ka njeri që kontrollon, nuk ka njeri në hyrje apo në dalje”, tha ai.

italia

Sondazh

Poll