Bota

VIDEO/ Vatër e re zjarri në Kaliforni, urdhër evakuimi i detyrueshëm pranë liqenit artificial Castaic

Të gjitha zonat në afërsi të liqenit Castaic janë në një zonë të detyrueshme evakuimi, raportojnë mediat lokale.

22 Janar 2025, 22:31 Nga N.F
VIDEO/ Vatër e re zjarri në Kaliforni, urdhër evakuimi i
Zjarri

KALIFORNI- Pa fund janë frontet e zjarreve në Kaliforni, të cilat jo vetëm që nuk janë shuar plotësisht, por edhe lindin vatra të reja të rrezikshme. Të mërkurën shpërtheu zjarri i Hughes, i cili brenda dy orëve përfshiu mbi 10 mijë hektarë.

Fokusi është pranë liqenit artificial Castaic, më në veri të fronteve që kishin shkaktuar shkatërrime të pallogaritshme në fillim të janarit. Të gjitha zonat në afërsi të liqenit Castaic janë në një zonë të detyrueshme evakuimi, raportojnë mediat lokale. Në të njëjtën kohë janë dhënë paralajmërime evakuimi për një zonë të madhe përreth liqenit të cilat ndryshojnë në varësi të gjendjes së zjarrit.

Për shkak të fronteve, pranë autostradës 5, pjesë të rrugës arteriale janë mbyllur, ndërsa forca të forta ndodhen në vendngjarje për të mos lejuar kalimin e saj nga ana tjetër. Në zonë po fryjnë erëra të forta me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë, të cilat pritet të forcohen, në drejtim të zonave të banuara. Në të njëjtën kohë, lagështia është vetëm 5%.

zjarret ne kaliforni

Sondazh

Poll