Sport

Infantino ka një mesazh për presidentin e ri të amerikan!

Gianni Infantino, president i FIFA-s, i është drejtuar përsëri Donald Trump-it duke e falënderuar për mbështetjen e tij, ndërsa ai merr detyrën si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtë të hënë.

20 Janar 2025, 16:47 Nga DOSJA
Infantino ka një mesazh për presidentin e ri të amerikan!

ZVICER - Gianni Infantino, president i FIFA-s, i është drejtuar përsëri Donald Trump-it duke e falënderuar për mbështetjen e tij, ndërsa ai merr detyrën si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtë të hënë.

“Demonstrimi i tij publik i mbështetjes, si president i ri i Shteteve të Bashkuara, veçanërisht për Botërorin e FIFA-s 2026, është një shenjë e madhe respekti për FIFA-n dhe për rritjen e vazhdueshme të sportit tonë në mbarë botën. E falënderoj me gjithë zemër dhe ju siguroj se, së bashku, do të garantojmë që Amerika të mirëpresë botën dhe që futbolli të bashkojë botën”, theksoi drejtuesi.

Infantino e cilësoi si një “nder të jashtëzakonshëm dhe “privilegj” faktin që kreu i shtetit amerikan e përmendi Kupën e Botës gjatë fjalimit të tij të fitores në zgjedhje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gianni Infantino - FIFA President (@gianni_infantino)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll