Ekonomi

BERZH rendit 12 pengesat e Shqipërisë për rritje të qëndrueshme deri më 2030

Shqipëria është shumë vulnerabil ndaj nxehtësisë ekstreme dhe thatësirave, ndaj rrëshqitjeve të dheut dhe tërmeteve, të cilat kërkojnë fonde dhe politika shtesë.

15 Janar 2025, 07:20 Nga r.ll
BERZH rendit 12 pengesat e Shqipërisë për rritje të
foto ilustruese

TIRANË- Në draft strategjinë e re të bashkëpunimit me Shqipërinë 2025-2030, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH ) rendit disa fusha dhe aspekte të ekonomisë shqiptare, të cilat duhet të përmirësohen për të siguruar vendit rritjen e qëndrueshme ekonomike.

BERZH vë në dukje se Shqipëri duhet të përmirësojë varësinë e prodhimit të energjisë nga ndryshimet klimaterike. Hidrocentralet janë burimi kryesor i prodhimit të energjisë, duke e bërë sektorin vulnerabil nga reshjet.

Gjithashtu Shqipëria duhet të bëjë më shumë investime në rrjetin e transmetimit të energjisë për të mundësuar përcjelljen e energjisë që pritet të prodhohet nga burimet e reja.

Shqipëria është shumë vulnerabil ndaj nxehtësisë ekstreme dhe thatësirave, ndaj rrëshqitjeve të dheut dhe tërmeteve, të cilat kërkojnë fonde dhe politika shtesë.

Produktiviteti i punës duhet të rritet me tej, pasi aktualisht PBB-ja për punonjës në Shqipëri është sa gjysma e niveleve të BE-së.

BERZH vlerëson se Shqipëria ka mbetur prapa vendeve të Rajonit për sa i përket rezultateve në inovacion.

Sipas Bankës kalimi në turizëm kontribuon në diversifikim më të lartë të ekonomisë, por gjithashtu ky kalim po karakterizohet nga sofistikim i ulët.

Një tjetër fushë që krijon pengesa në zhvillim është konsideruar ndërmjetësimi financiar mbetet i ulët, duke penguar aksesin në financa.

BERZH vlerëson se papunësia e të rinjve është ende shumë më e lartë se papunësia në pjesën tjetër të popullsisë në moshe pune.

Gjithashtu hendeku gjinor në pjesëmarrjen në fuqinë punëtore mbetet i pandryshuar, ndërsa drejtimi dhe administrimi i ndërmarrjeve shtetërore ka nevojë për përmirësime, duke përfshirë transparencë më të mirë dhe llogaridhënie.

Mangësitë në infrastrukturë të shoqëruara me mungesë kapacitetesh financiare janë barriera për ngushtimin e hendekut me produktivitetin në BE, vlerëson BERZH.

Infrastruktura digjitale është e pazhvilluar, veçanërisht në zonat rurale dhe performanca e logjistikës ka rënë në krahasim me BE dhe Rajonin, vë në dukje BERZH./MONITOR

berzh

Sondazh

Poll