Bota

Scholz: Çdo marrëveshje me Hamasin është e dhimbshme për Izraelin, por pengjet janë një prioritet absolut

Gjithashtu Hamasi tha në një deklaratë se shpreson për një marrëveshje të qartë dhe gjithëpërfshirëse në bisedimet e vazhdueshme për një marrëveshje armëpushimi në Doha.

14 Janar 2025, 21:12 Nga DOSJA
Scholz: Çdo marrëveshje me Hamasin është e dhimbshme
Olaf Scholz

GAZA- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se pas shumë muajsh negociatash, një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit duket se është e arritshme. 

“Ne e kuptojmë se sa e dhimbshme është për Izraelin çdo marrëveshje me organizatën terroriste Hamas. "Megjithatë, jetëve të pengjeve tani duhet t'i jepet përparësi absolute," tha Soltz, duke shtuar se po ofrohet mundësia për një armëpushim për të lehtësuar vuajtjet në Gaza.

Hamasi informoi fraksionet palestineze për ecurinë e negociatave. Gjithashtu Hamasi tha në një deklaratë se shpreson për një marrëveshje të qartë dhe gjithëpërfshirëse në bisedimet e vazhdueshme për një marrëveshje armëpushimi në Doha. Hamasi theksoi se ishte konsultuar me fraksione të tjera palestineze si Xhihadi Islamik, i cili gjithashtu mban pengje dhe i informoi ata për "progresin që është bërë".

olaf scholz

Sondazh

Poll