Bota

Konfuzion dhe panik pas mesazheve të gabuara të evakuimit dërguar banorëve të Los Angelesit: E papranueshme!

Të enjten pasdite, një mesazh u dërgua në celularët e banorëve të qytetit duke thënë se është lëshuar një urdhër evakuimi për lagjen. Pak kohë më vonë, ata morën një mesazh të dytë "korrektues" që thoshte të mos respektonin urdhrin e evakuimit në lidhje me "Kenneth Fire", në veriperëndim të qytetit.

10 Janar 2025, 22:56 Nga N.F
Konfuzion dhe panik pas mesazheve të gabuara të evakuimit dërguar
Njoftimi

SHBA- Urdhrat e shumtë të evakuimit të dërguara gabimisht në celularët e banorëve shkaktuan panik dhe konfuzion në Los Angeles ku zjarret e mëdha po shpërthejnë jashtë kontrollit. Të enjten pasdite, një mesazh u dërgua në celularët e banorëve të qytetit duke thënë se është lëshuar një urdhër evakuimi për lagjen. Pak kohë më vonë, ata morën një mesazh të dytë "korrektues" që thoshte të mos respektonin urdhrin e evakuimit në lidhje me "Kenneth Fire", në veriperëndim të qytetit.

Një paralajmërim i ri erdhi brenda natës, në orën 4 të mëngjesit të sotëm. Në mesazh thuhej të mos fiknin mesazhet në celularët pasi është çështje jete dhe vdekjeje. Kevin McGowan, drejtori i agjencisë së menaxhimit të krizave të qarkut u shpreh se ka shumë konfuzion, zemërim, frikë për mesazhet e gabuara të dërguara përmes sistemit të paralajmërimit nga Los Angeles County. 

Lindsay Horvath, mbikëqyrësja e qarkut u shpreh se ka pakënaqësi të madhe për sistemin e paralajmërimit që ka shkaktuar panik dhe konfuzion në komunitet në këtë kohë krize. Ajo shtoi se  pavarësisht nga shkaku, e gjithë kjo është e papranueshme. 10 persona kanë humbur jetën nga zjarret. Më shumë se 180,000 u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

 

zjarret ne kaliforni

Sondazh

Poll