Art&Argëtim

Zjarret në Los Angeles, flakët "përpijnë" edhe shtëpinë ku ndërroi jetë Matthew Perry

Shtëpia iu shit Anita Vermi-Lalian për 8.5 milionë dollarë. Verma-Lalian konfirmoi në Instagram se ajo dhe familja e saj janë të sigurt, por nuk dha asnjë informacion për gjendjen e pronës.

10 Janar 2025, 21:04 Nga E. D

Zjarret në Los Angeles, flakët "përpijnë" edhe

LOS ANGELES- Shumë yje u zhvendosën nga shtëpitë e tyre si pasojë e zjarreve shkatërruese në Los Anxhelos, duke përfshirë Ben Affleck, James Woods, Eugene Levy dhe shumë të tjerë. Disave u janë shkatërruar tashmë shtëpitë e tyre nga zjarri, duke përfshirë Paris Hilton, Spencer Pratt, Anthony Hopkins, John Goodman dhe Miles Teller.

Zjarri përfshiu edhe shtëpinë ku humbi jetën aktori i “Friends” Matthew Perry. Shtëpia iu shit Anita Vermi-Lalian për 8.5 milionë dollarë. Verma-Lalian konfirmoi në Instagram se ajo dhe familja e saj janë të sigurt, por nuk dha asnjë informacion për gjendjen e pronës.

“Faleminderit të gjithëve që telefonuan. Familja jonë është e sigurt dhe ne presim lajme. Po lutem për të gjithë të prekurit nga zjarri”, ka shkruar ai.

Verma-Lalian zbuloi tetorin e kaluar kur bleu shtëpinë e Perry-t se ajo planifikoi ta përdorte pronën si një shtëpi pushimi. Shitja e shtëpisë u bë një vit pas vdekjes tragjike të aktorit. Perry u gjet i vdekur në një vaskë më 28 tetor 2023, në moshën 54-vjeçare.

zjarret ne los anxhelos

Sondazh

Poll