Bota

FOTO/ Reshjet e dendura të dëborës prekin dhe një pjesë të Evropës, probleme me transportin rrugor dhe ajror paraqiten në Britani dhe Holandë

Në Hampshire (Anglia jugore), një pjesë e autostradës në drejtim të veriut u mbyll mëngjesin e sotëm për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga bora gjatë natës, sipas National Highways.

5 Janar 2025, 22:37 Nga r.ll
FOTO/ Reshjet e dendura të dëborës prekin dhe një pjesë
foto ilustruese

BRITANI- Dëbora e madhe ka shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme të udhëtimeve në Angli këtë mëngjes, ku aeroportet e Mançesterit dhe Liverpulit mbyllën pistat e tyre. Në West Yorkshire (Anglia veriore), toka u mbulua këtë mëngjes nga 12 centimetra borë, tha Zyra Britanike e Meteorologjisë.

Në disa zona në lartësi mbi 300 m ka rënë deri në 40 cm borë. Reshjet e borës kanë shkaktuar edhe probleme në qarkullimin rrugor. Operatori National Highways tha se shumë rrugë në veri të Anglisë u mbyllën gjatë natës.

Në Hampshire (Anglia jugore), një pjesë e autostradës në drejtim të veriut u mbyll mëngjesin e sotëm për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga bora gjatë natës, sipas National Highways. Kompania administruese paralajmëron mundësinë e ngricave në shumë rrugë.

Shikoni fotot nga Liverpool:

FOTO/ Reshjet e dendura të dëborës prekin dhe një pjesëFOTO/ Reshjet e dendura të dëborës prekin dhe një pjesëFOTO/ Reshjet e dendura të dëborës prekin dhe një pjesë

Përveç kësaj, të paktën një linjë treni, në zonën e Leeds (Veri), u mbyll. Ndërprerjet e energjisë kanë prekur shumë familje në Angli dhe Uells. Kushtet pritet të përmirësohen sot në shumë pjesë të Anglisë, sipas Met Office.

Ndërkohë, pothuajse 60,000 shtëpi dhe biznese në Irlandë janë pa energji sonte për shkak të motit të keq, raporton ESB Networks.

Dhjetra fluturime anulohen në aeroportin Schiphol

Të paktën 70 fluturime janë anuluar dhe të tjera janë vonuar në aeroportin Schiphol të Amsterdamit për shkak të reshjeve të mëdha të borës, tha sot një zëdhënës.

FOTO/ Reshjet e dendura të dëborës prekin dhe një pjesëFOTO/ Reshjet e dendura të dëborës prekin dhe një pjesë

moti i keq ne evrope

Sondazh

Poll