Bota

Përsëritet tragjedia e Gjermanisë/ Kamioni merr para turmën në New Orleans, 10 të vdekur dhjetra të plagosur

Dhjetë persona u vranë dhe 30 u plagosën pasi një automjet u përplas me një turmë të madhe në New Orleans, në Canal and Bourbon Street.

1 Janar 2025, 12:40 Nga I.A
Përsëritet tragjedia e Gjermanisë/ Kamioni merr para turmën
Pamjet nga vendi

SHBA- Një incident me viktima masive ka ndodhur në lagjen franceze të New Orleans. Dhjetë persona u vranë dhe 30 u plagosën pasi një kamion u përplas me një turmë të madhe në New Orleans, në Canal and Bourbon Street. 

 

Njerëzit e plagosur janë transportuar në spital dhe autoritetet e sigurisë publike ndodhen në vendngjarje. Një kamion po raportohet të jetë përplasur me turmën me shpejtësi të madhe, dhe më pas sulmuesi është larguar nga mjeti dhe ka nisur të gjuajë me armë.

 

“Distrikti i 8-të aktualisht po punon për një incident me viktima masive që përfshin një automjet që u përplas me një turmë të madhe në Canal dhe Bourbon Street. Janë 30 pacientë të lënduar që janë transportuar nga NOEMS (New Orleans Emergency Medical Services) dhe 10 të vdekur," thuhet në njoftimin e Policisë.

sulm terrorist ne new orleans

Sondazh

Poll

Bota 1 Janar 2025, 09:58 I.A

VIDEO/ Si e festoi bota ardhjen e vitit 2025

Festimet Bota festoi ardhjen e vitit 2025 me shfaqje spektakolare të fishekzjarreve dhe gala. Zelanda e Re dhe Australia ishin disa nga vendet e para ...