Bota

Vdekja e ish-presidentit amerikan, Pekini përshëndet kontributin historik të Carter në lidhjet SHBA-Kinë

Nën administratën e Carter, SHBA vendosi zyrtarisht marrëdhënie diplomatike me Kinën komuniste në 1979.

30 Dhjetor 2024, 10:10 Nga r.ll
Vdekja e ish-presidentit amerikan, Pekini përshëndet kontributin
Ish-Zonja e Parë e SHBA-së Rosalyn Carter dhe Jimmy Carter fotografuar me udhëheqësin kinez Deng Xiaoping në Pekin, Kinë në 1987.

PEKIN- Kina ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen e ish-presidentit amerikane Jimmy Carter, duke thënë se ai ishte "forca shtytëse" pas vendosjes së lidhjeve diplomatike midis të dy vendeve më shumë se 40 vjet më parë.

Nën administratën e Carter, SHBA vendosi zyrtarisht marrëdhënie diplomatike me Kinën komuniste në 1979. Ish-presidenti mirëpriti Deng Xiaoping në Shtëpinë e Bardhë, e cila ishte dhe vizita e parë e një udhëheqësi komunist kinez në Amerikë.

Mao Ning, një zëdhënës në ministrinë e jashtme kineze, thotë se Carter "ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Shtetet e Bashkuara dhe shkëmbimet miqësore dhe bashkëpunimin midis dy vendeve".

Ndërkohë, Xie Feng, ambasadori kinez në Shtetet e Bashkuara, në një postim në X ka shkruar: "Kontributi i tij historik në normalizimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-SHBA do të mbahet mend gjithmonë nga populli kinez”.

 

kine jimmy carter

Sondazh

Poll