27 Dhjetor 2024, 07:31
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Sektori i turizmit është përfshirë në zhvillime të vrullshme prej rritjes së numrit të vizitorëve dhe zgjerimit të strukturave akomoduese, por të dhënat administrative mbi punësimin (punonjësit e deklaruar në tatime me sigurime) tregojnë se në sektorin privat numri i të punësuarve u zgjerua me bazë vjetore vetëm 1.8 për qind në 3-mujorin tretë të këtij viti.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në 3-mujorin e tretë të vitit ishin të punësuar 568 mijë persona ose 10,486 më shumë se një vit më parë në të njëjtën periudhe (1.8 % më shumë). Nga ana tjetër numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 180,382 mijë ose vetëm 1307 persona më shumë se tremujori i tretë 2023 (rritje 0.7%).
Sakaq INSTAT nuk ka publikuar këtë vit asnjë të dhënë mbi punësimin nga Anketa së Forcës së Punës që është edhe treguesi zyrtar i papunësisë. Të dhënat administrative mbi punësimin tregojnë se, zhvillimet në tregun e punës kanë qenë të vakëta, por ato nuk japin hollësi mbi sektorët e ekonomisë. Vitin e kaluar në tremujorin e tretë punësimi me të dhëna administrative ishte zgjeruar me 3 për qind (16,000) në krahasim me tremujorin e tretë 2022.
Burimet nga tregu pohojnë se punësimi është përfshirë në ristrukturim të fortë vitin e fundit, ku ka rritje të papunësisë në zonat urbane si rrjedhojë e mbylljes së shumë aktivitete fason dhe linjat call- center. Rënia e euros ka dobësuar rëndë fitimet në sektorin e prodhimit. Të dhënat e fundit mbi PBB-në që i takojnë tremujorit të tretë të vitit treguan rënie të fortë të prodhimit në sektorin bujqësor dhe atë të industrisë.
Rënia e vlerës se euros në mënyrë sistematike vitet e fundit nga rreth 123 lekë mesatarisht në vitin 2021 këtë në më pak se 99 lek aktualisht shkaktoi humbje të konsiderueshme për sektorin e prodhimit dhe sidomos bizneset eksportuese. Aktivitetet e fabrikave të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve pësuan rënie të fortë këtë vit në të gjithë treguesit, prodhimin, shitjen dhe pagat.
Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e tretë të vitit 2024, indeksi i punësimit në industrinë e fabrikave të tekstilit shënoi rënie me 20.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i pagave në të njëjtën periudhë pësoi rënie me 21%. Në vështirësi nuk janë vetëm fabrikat fason, por e gjithë industria që prodhon mallra dhe shërbime për eksport, të tilla se linjat agro-ushqimore, industria automative dhe sektori call -center./ Monitor
turizmi ekonomi
Ekonomi
27 Dhjetor 2024, 07:15
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Tregu i sigurimeve po e mbyll vitin 2024 me rritjen më të ulët në periudhën pas pandemisë. Sipas t&eu...
Ekonomi
27 Dhjetor 2024, 07:11
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Që nga fillimi i vitit, kur hyri në fuqi buxheti 2024 fondet për bujqësinë janë shkurtuar sistematiki...
Ekonomi
26 Dhjetor 2024, 13:21
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Sektori i pasurive të paluajtshme po dominon investimet e huaja për të tretin vit radhazi në 2024. Investimet e...
Ekonomi
26 Dhjetor 2024, 12:48
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Skema e financimit nga buxheti i shtetit për bashkitë që do të shpallen fituese pas përfundimit të ap...
Ekonomi
26 Dhjetor 2024, 07:21
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Teksa ekonomia e Shqipërisë po rritet përtej mesatares se dekadës në tre vitet e fundit, sektorët pro...
Ekonomi
26 Dhjetor 2024, 07:26
ZH.LL
Foto ilustruese
TIRANË- Qeveria ka në dispozicion për të shpenzuar në muajin dhjetor një shumë prej 196 miliardë le...
Ekonomi
25 Dhjetor 2024, 07:31
M.B
Banka e Shqipërisë
TIRANA- Banka e Shqipërisë njoftoi të martën se ka blerë 270.5 milionë euro në tregun e bre...
Ekonomi
24 Dhjetor 2024, 15:05
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Inflacioni bazë u rrit lehtë në muajin nëntor, duke shfaqur një tendencë të ngjashme me ecu...
Ekonomi
24 Dhjetor 2024, 14:25
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Inflacioni bazë u rrit lehtë në muajin nëntor, duke shfaqur një tendencë të ngjashme me ecurin&e...
Ekonomi
24 Dhjetor 2024, 13:45
N.F
Të dhënat
TIRANË- Ekonomia e vendit u rrit me 4.09% në 3-mujorin e tretë të vitit 2024 si rrjedhojë e ecurisë...