Bota

E akuzuar për pengim të drejtësisë dhe ndikim mbi dëshmitarët, merret nën hetim dhe bashkëshortja e Benjamin Netanyahut

Sara Netanyahu akuzohet dhe pritet të hetohet nga autoritetet e vendit për pengim të drejtësisë, por edhe për tentativë për të ndikuar mbi dëshmitarët.

26 Dhjetor 2024, 22:05 Nga E. D
E akuzuar për pengim të drejtësisë dhe ndikim mbi
Sarah Netanyahut

IZRAEL- Zyra e prokurorit publik të Izraelit ka urdhëruar që të hetohet edhe bashkëshortja e Benjamin Netanyahut Sara Netanyahu. Sipas mediave izraelite, Sara Netanyahu akuzohet dhe pritet të hetohet nga autoritetet e vendit për pengim të drejtësisë, por edhe për tentativë për të ndikuar mbi dëshmitarët.

Sarah Netanyahu ka qenë në qendër të opinionit publik në Izrael javët e fundit pasi një emision investigativ i Channel 12 publikoi prova se Zonja e Parë e Izraelit u përpoq disa herë të bënte presion ndaj kundërshtarëve politikë të burrit të saj. Siç raportohet ajo ishte personi pas rrjedhjes së informacionit për sulmin që vrau Hassan Nasrallah disa muaj më parë në Bejrut.

Madje u vendos publikisht për këtë temë me një mesazh të regjistruar, në të cilin ai flet për një luftë balte që synon familjen e tij. Vihet re se tre javët e fundit Netanyahu ka dëshmuar në një proces gjyqësor për korrupsion. Pas transmetimit të emisionit disa ditë më parë. Sarah Netanyahu ka ngritur padi kundër emisionit për shpifje, por duket se provat e dala nga hetimi gazetaresk kanë mjaftuar që prokuroria e vendit të urdhërojë një hetim ndaj saj.

sarah netanyahut benjamin netanyahu

Sondazh

Poll