Aksident në Gjirokastër/ Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, humb jetën 62-vjeçari
foto ilustruese GJIROKASTËR- Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, në afërsi të ...
Marku dhe Gezdari në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar një skemë të mirëfilltë kriminale për transferimin e parave nëpërmjet transaksioneve bankare duke përdorur kompani guaskë në shtetet e parajsave fiskale si Qipro, Gjiblartar dhe Maltë.
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka njoftuar ndalimin e dy personave. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata nëpërmjet mashtrimit transferuan 11 mln euro nga kompanitë guaskë jashtë vendit në Shqipëri. Të arrestuarit janë Arlinda Marku dhe Darin Gezdari.
Arrestimi i tyre është bërë gjatë operacionit ‘cost to cost’ . Marku dhe Gezdari në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar një skemë të mirëfilltë kriminale për transferimin e parave nëpërmjet transaksioneve bankare duke përdorur kompani guaskë në shtetet e parajsave fiskale si Qipro, Gjiblartar dhe Maltë. Këto para transferoheshin në Shqipëri në shoqëri të krijuara në mënyrë fiktive, dhe më pas transferoheshin në shtetin kanadez. Nga hetimi i zhvilluar dhe provat e grumbulluara dyshohet se në këtë skemë mashtrimi janë të përfshirë shtetas të tjerë shqiptarë e të huaj.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Tiranës kërkon arrestimin e dy personave të cilët nëpërmjet mashtrimit transferuan 11 mln euro nga kompanitë guaskë jashtë vendit në Shqipëri. Dy persona, shtetasi D.G. dhe shtetasja A.M. u ndaluan gjatë finalizimit të operacionit ‘cost to cost’ në zbatim të vendimeve të kontrollit, të dhëna nga gjykata mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi nëpërmjet një skemë mashtrimi arritën të transferojnë përgjatë dy viteve nga kompani guaskë jashtë vendit drejt kompanisë shqiptare rreth 11 milionë euro.
Nga referimet e Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, dhe në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Pastrimit të Parave pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Agjencisë së Inteligjencës Financiare pas një pune intensive disa mujore, këta dy persona u ndaluan pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar një skemë të mirëfilltë kriminale për transferimin e parave nëpërmjet transaksioneve bankare duke përdorur kompani guaskë në shtetet e parajsave fiskale si Qipro, Giblartar, Maltë, etj.
Këto para transferoheshin në shtetin shqiptar në shoqëri të krijuara në mënyrë fiktive, dhe më pas transferoheshin në shtetin kanadez, i gjithë ky aktivitet i dyshuar kriminal është kryer në funksion të pastrimit të produktit të veprës penale.
Nga hetimi i zhcilluar dhe provat e grumbulluara dyshohet se në këtë skemë mashtrimi janë të përfshirë shtetas të tjerë shqiptarë e të huaj të lidhur me këtë aktivitet kriminal për të cilët po punohet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të tyre.
foto ilustruese GJIROKASTËR- Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, në afërsi të ...
Prishtinë KOSOVË- Kosova vuan prej emigracionit masiv, gjë që e konfirmoi aktualisht bazuar në censusin e fundit Enti i Statisitka...
foto ilustruese TIRANË- Teksa Shqipëria është bërë një destinacion tërheqës për të huajt duket se sh...
Foto ilustruese TIRANË- Më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë, sip...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme...
Anila Hoxha TIRANA- Gazetarja Anila Hoxha tha sot se 407 telefona të zyrtarëve të administratës janë në duart e hetuesve dhe ...
Florina Cani TIRANË- Nëna e Martin Canit, Florina Cani kërkon që të vihet në vend drejtësia për djalin e saj. Flori...
Florina Cani TIRANË- Florina Cani, nëna e 14-vjeçarit të vrarë nga bashkëmoshtari i tij në shkollën “Fan N...
Florina Cani TIRANË- Florina Cani, nëna e Martin Cani ka dhënë një dëshmi tronditëse lidhur me ngjarjen e rëndë...
Florina Cani TIRANA- Nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit të vrarë nga bashkëmoshatari i tij me thikë në afërsi ...