Bota

Përfshihet nga flakët magazina e një supermarketi në Tajvan, humbin jetën nëntë persona, shtatë të lënduar (VIDEO)

Gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit janë shpëtuar 19 persona, prej të cilëve pesë janë shtruar në spital me djegie.

19 Dhjetor 2024, 19:42 Nga E. D
Përfshihet nga flakët magazina e një supermarketi në Tajvan,
pamje nga vendngjarja

AZI- Nëntë persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një zjarri të madh që shpërtheu në magazinat e një supermarketi në Tajvan. Gjthashtu në momentin kur zjarri ka shpërthyer në magazinën po bëheshin rikonstruksione.

Në videon e postuar në mediat sociale shihet se tymi i zi ka pushtuar të gjithë zonën. Po ashtu një person vdiq pasi u hodh nga kati i tretë dhe viktimat e tjera u gjetën nga zjarrfikësit. 

Gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit janë shpëtuar 19 persona, prej të cilëve pesë janë shtruar në spital me djegie. Ndërkohë autoritetet po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

digjet magazina ne tajvan

Sondazh

Poll